![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
KKT miraton 42 vendime: Nga hotelet ne Jug tek terminali i aeroportit te Kukesit
KKT miratoi 42 vendime ku përfshiheshin disa plane vendore, leje për investime në energjetikë si dhe për struktura akomodimi në disa zona përgjatë bregdetit.
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të enjten plot 42 vendime ku përfshiheshin disa plane vendore, leje për investime në energjetikë si dhe për struktura akomodimi në disa zona në përgjatë bregdetit duke nisur nga Durrësi e Kavaja e për të vazhduar në pjesën e Jugut. Sa i takon energjetikës KKT miratoi disa leje për ndërtimin e linjave 220kv dhe lejen e zhvillimit për Parkun Fotovoltaik Spitallë.
Lidhur me këtë të fundit qeveria hapi garën ndërkombëtare vetëm disa ditë më parë duke vendosur si çmim tavan atë 55 euro megavati. Një tjetër leje është ajo e zhvillimit të parkut fotovoltaik që shtrihet në dy bashki atë të Divjakës dhe atë të Fierit çka bën të mendosh së është parku që do të zhvillohet nga Voltalia. Një tjetër vendim që bie në sy është ai që lidhet me aeroportin e Kukësit ku KKT ka dhënë miratimin për një leje ndërtimi për terminalin e këtij aeroporti.
Vendimet e KKT
Për miratimin e Planeve të Detajuara për Zonat e Rëndësisë Kombëtare në bregdet: “Grykëderdhja e Ishmit, Tale dhe Spille”.
Për miratimin e Planit të Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare Drilon – Tushemisht.
Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Vlorë.
Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Pogradec.
Leje Zhvillimi për objektin: “Parku fotovoltaik, Spitallë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Leje zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik”, me vendndodhje ne Bashkinë Divjakë dhe Bashkinë Fier.
Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rruga Korçë-Ersekë Loti 2, gjatësia 4.15 km”, me vendndodhje në Bashkinë Kolonjë, me zhvillues Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Nënstacionit 220/110/35kV, Shumat dhe i traktit 220kV në Nënstacionin 220/110/10kV, Komsi”, me vendndodhje në Bashkinë Dibër, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST).
Leje Ndërtimi për objektin: “Linjë ajrore dyfishe Rrashbull dhe Unaza Tiranë 110 kv, Loti 1 nënstacionet”, me vendndodhje në Bashkitë Durrës dhe Tiranë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST).
Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i linjës 220 kV, Shumat dhe Komsi”, me vendndodhje në Bashkitë Mat, Klos dhe Dibër, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i godinave të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe ndërtim i ri 3 kat”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues “Spitalin Universitar Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit dhe ndryshimin e subjektit zhvillues për objektin: “Vazhdimi i Lungomares – segmenti jugor nga fushat e sportit deri tek tuneli”, Bashkia Vlorë” me zhvillues Bashkinë Vlorë.
Leje Ndërtimi për objektin: Terminali i aeroportit ndërkombëtar të Kukësit dhe godinat ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Kukës, me subjekt zhvillues “Kukës International Airport” sh.p.k.
Leje zhvillimi për objektin: “Shkolla për arsimin e mesëm “Dalip Topi”, me vendndodhje në rrugën Shefqet Kuka, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Bashkia Tiranë.
Leje zhvillimi për objektin: “Shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Drejtoria e Higjenës” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Bashkia Tiranë.
Leje zhvillimi për objektin: “Shkolla për arsimin e mesëm “5 Maji ” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues Bashkia Tiranë.
Për delegimin e lejes së zhvillimit dhe lejes së ndërtimit për njësinë strukturore TR/169 për realizimin e një projekti të integruar për godinat e reja të Bibliotekës Kombëtare dhe Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë.
Leje Zhvillimi për objektin: “Universiteti Metropolitan i Tiranës”, me vendndodhje në Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Future University of Tirana” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana Gjergj Fishta Bulevard Residential Complex”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Forever Construction” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, hotelerie dhe shërbimesh me 2 kate parkimi nëntokë, në rrugën Teodor Keko, Tiranë”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “XH&M” sh.p.k, “ALFAZED” sh.p.k dhe “ERJONI” sh.p.k.
Leje për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë”, me vendndodhje në Bashkinë Fier me zhvillues shoqërinë “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Boutique Hotel Dhërmi”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me zhvillues shoqërinë “Hotel Splendor” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Rrugën Tiranë-Elbasan, Veri Mjull, Bathore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues “Kastrati” Sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Unazën e Madhe të Tiranës, Segmenti Teg-Farkë, Lundër, Bashkia Tiranë” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues “Kastrati” Sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Rrugën Tiranë-Elbasan, Jug Mjull, Bathore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues “Kastrati” Sh.p.k.
Leje Infrastrukturore për objektin: “Impjanti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura, dhe sistemimi i kanalizimeve, Bashkia Divjakë”, me vendndodhje dhe zhvillues Bashkinë Divjakë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale me një kat nëntokë dhe pikë hidrokarburanti, në pronësi të Kastrati sh.p.k”, me vendndodhje në territorin e Bashkisë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati sh.p.k”.
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel dhe shërbime, me 2 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqërinë “Rinia 04” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel dhe shërbime, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z.Astrit Hysa.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godina shërbimi dhe banimi, Currila”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Adlei Likmeta, Zj. Dorian Baba, Z.Florenc Rama, Z.Virgjil Kazanxhiu.
Leje Zhvillimi për objektin: “Porto Oriku” Barrierë detare për akomodimin e mjeteve lundruese me shërbime ndihmëse, në fshatin Radhimë, Bashkia Vlorë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues “Qendra e Peshkimit Oriku sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, restorant dhe hotel, me 2 kate parkimi nëntokë, në rrugën “Aleksander Moisiu”, Vlorë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues Z. Erion Canaj.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godina turistike hoteleri dhe shërbime, me 1 kat parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me zhvillues shoqërinë “Lespipa” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel, shërbime dhe pishinë, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Kavajë, me zhvillues shoqërinë “Epidamn-A” sh.p.k.
Leje Zhvillimi për objektin: “BH Hotel dhe shërbime, me 1 kat nëntokë ”, me vendndodhje në Borsh Bashkia Himarë, me zhvillues shoqëritë “GBK” sh.p.k dhe “Emily Holidays” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel dhe shërbime, me 1 kat nëntokë.”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Z. Nikollaq Goro, Znj.Kriseida Goro, Z.Jorgaq Rrapo, Z.Aliqi Rrapo.
Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i godinës së Prokurorisë së Përgjithshme”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Prokurorinë e Përgjithshme.
Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hotelieri, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë Altea Invest shpk.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 2 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues shoqërinë “XHEMF” sh.p.k.
Për disa ndryshime në Vendimin Nr. 23, datë 28.02.2020 të Këshillit Kombëtar të Territorit “Për përcaktimin e procedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimit të territorit për shqyrtimin e aplikimeve, brenda zonës së brezit bregdetar”
Për shqyrtimin e kërkesave për leje zhvillimi dhe ndërtimi brenda zonave të mbrojtura./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)